Aksident në afërsi të Vorës, krijohen radhë të gjata në autostradë
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Vorës, duke shkaktuar trafik të rënduar në autostradë.
Një automjet është dëmtuar si pasojë e përplasjes, ndërsa ende nuk ka informacione të plota mbi shkaqet e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar.
