Masat e sigurisë tek Universiteti Bujqësor, pedagogu i brendshëm: Kolegët janë shfrytëzuar, s’kanë çuar asgjë në shtëpi

Data

Pedagogu i Universitetit Bujqësor, Lush Susaj, ka komentuar hetimet që kanë nisur ndaj 24 pedagogëve dhe anëtarëve të stafit të universitetit, të dyshuar për abuzim me tendera. Në një intervistë televizive, Susaj tha se shumica e të hetuarve janë shfrytëzuar dhe nuk kanë përfituar personalisht nga këto procedura.

Sipas tij, tenderat janë shpërndarë nga nivelet më të larta të sistemit dhe pedagogët e përfshirë kanë firmosur dokumente pa qenë realisht përfitues. “Ata mund të kenë firmosur letrat, por nuk kanë çuar asgjë në shtëpi. Janë shfrytëzuar,” tha ai, duke shtuar se Universiteti Bujqësor është një nga institucionet më të akredituara në Shqipëri.

Susaj theksoi se gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka shkaktuar asnjë dëm ndaj shtetit dhe se beson që hetimi duhet të përqendrohet te struktura e sistemit që ka menaxhuar tenderat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related