A ka përgjuar SPAK Gjykatën Kushtetuese? Karamuço qartëson situatën: Duhet të kemi kujdes me…

Data

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha të hënën se nuk kushte informacion në lidhje me disa pretendime se gjyqtarët e këtij institucioni janë në përgjim nga ana Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Kjo çështje u trajtua në një emision televiziv, ku eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se nëse ka kallëzim në SPAK nga ndonjëri prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për ndikime të paligjshme që mund t’i jenë bërë, atëherë kryerja e përgjimit nuk mund të cilësohet kurrsesi si puç kushtetuese, por thjesht një praktikë e bazuar në ligj.

Vija logjike dhe aludimi për rastin konkret. Nuk jemi para një puci kushtetues. Puci kushtetues, do ishte që pa asnjë lloj indicie, pa asnjë lloj informacioni të shkojë në GJK dhe t’i mbajë të gjitha në përgjim, si policisë sekrete të dikurshme. Por nëse ti i ke letrat aty të një kallëzimi, ke ndërmarrë të gjitha veprimet me gjykatë për të zhvilluar veprime hetimorë, çdo gjë është në përputhje me ligjin. Por ku do shkojë kjo? A do kemi një masë për anëtarin e një gjykate, apo do pushohet sepse nuk ka prova nga ata që janë kallëzuar nga ana e këtij anëtari, nëse është anëtar gjithsesi”, tha ai.Ai shtoi se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese duhet të ishte informuar nga anëtari nëse ka patur ndikime, pasi e ka detyrim ligjor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related