Pse shkoi deputetja e PS në SPAK? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Data

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision televiziv, duke komentuar zhvillimet lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, foli edhe për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, e cila u paraqit sot në SPAK. Lala tha se ajo ka dhënë shpjegime si person nën hetim, për dyshimet se ka intimiduar një dëshmitare në çështjen ndaj Veliajt.

“Deputetja e Partisë Socialiste dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime si person nën hetim dhe jo thjesht si person në dijeni.

Sipas burimeve, Bushka ka qenë e shoqëruar nga avokati Enrik Ligori dhe është marrë në pyetje për dyshimet se ka intimiduar një dëshmitare në çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Prokuroria dyshon se ajo ka ndikuar në mënyrën se si dëshmitarja do të dëshmonte në SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related