OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?
ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.
ERJON BANI: Prokuror, ulu!
OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?
ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt interesi. Prokurori mendon që edhe kjo sjellje është normale, por kjo s’është normale.
OLS DADO: E kam mesazhin këtu.
ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s’është normale.
ERJON BANI: Prokuror!
Në lidhje me mesazhet e publikuara nga Veliaj, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili i kërkon kryebashkiakut të Tiranës të mos kërcënojë prokurorët.
Berisha shton se mesazhi që po jep Veliaj me sulmin ndaj prokurorit është mesazh kërcënim personal për dëshmitarët që “po folët do ta keni personale me mua”.
“Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të dënueshëm të Erion vjedhësit, Erion hajdutit kërcënimin me personale të Olsi Dados. Unë e kam pak ndryshe problemin këtu. Unë jam kundër çdo kërcënimi personal, nuk mund të ketë kërcënime personale, sepse pastaj është vetëgjyqësi. Po mesazhi që jep ky hajdut, është mesazhi i kërcënimit me jetë të dëshmitarëve. Kërcënimi i tij për Olsi Dadon është një kërcënim që për shkak të mbrojtjes që kanë këta prokurorë, ai shanset i ka zero që ta agresojë fizikisht, por kërcënimi personal është për dëshmitarët që po folët do ta keni personale me mua. Nuk ka akt më të mirëfilltë të pengimit të drejtësisë se ky. PD po shqyrton modalitetet për ta paditur për aktin e pengimit të drejtësisë dhe kërcënimit të dëshmitarëve. Kodi i këtij mesazhi është kërcënimi i dëshmitarëve, të cilët kanë merita”, tha Berisha.
