Friedrich Merz do të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pasi në zgjedhjet a mbajtura një ditë më parë (23.02.2025) ai arriti të siguronte shumicën e votave.
Analisti Zejnullah Jakupi i ftuar në një intervistë televizive, zbuloi detaje mbi zgjedhjet e mbajtura në Gjemani.
“Humbja e simpatisë ndaj Scholz bëri që shumica të kishin besim te partitë konservatore. Partia e udhëhequr nga Olaf Scholz nuk është parë më e aftë për të udhëhequr pasi u dënua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë po besojnë se Merz është një koalicion i sigurt, pavarësisht se nuk do bëjë mrekullira, por do të ketë stabilitet. Ndoshta duhet të ketë bisedime sa i përket energjisë, a do të hiqet dorë nga termocentralet bërthamore, sepse në këtë aspekt SPD po përshtatet diku , pasi prodhimi i energjisë alternative më tepër ishte ide e parti e gjelbër. Mendoj se do të ketë një bashkim të tre subjekteve dhe nuk mendoj se do të ketë një rezultat tjetër”,-tha analisti Jakupi.
