Formimi i qeverisë së re në Kosovë, ekspertët analizojnë skenaret e mundshme

Data

Alejandro Esteso Perez, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka analizuar skenarët e mundshëm për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve në Kosovë. Meqenëse asnjë parti nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme, në tryezë janë të paktën tre opsione. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mund të synojë formimin e qeverisë me mbështetjen e pakicave për të siguruar shumicën parlamentare, ka vlerësuar Esteso Perez në një analiz. “Por, mbetet e paqartë nëse Lista Serbe e mbështetur dhe e financuar nga qeveria në Serbi do të bashkëpunojë për të siguruar një mandat të ri për Kurtin”, ka shkruar ai, duke theksuar se marrëdhëniet e tensionuara mund të minimizojnë mundësinë e këtij bashkëpunimi.

Një skenar i përfolur është edhe ai i bashkëqeverisjes ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ky skenar mund të jetë i favorshëm për arritjen e një shumice stabile, veçanërisht për zgjedhjen e presidentit të vendit në vitin 2026. “Disa zëra tregojnë për gatishmërinë e PDK-së për të bashkëpunuar me partinë e Kurtit përpara zgjedhjes së presidentit të ri të vendit –në vitin 2026 – në të cilën kërkohet një shumicë parlamentare prej dy të tretash”, ka potencuar ai, duke shtuar se ky koalicion mund të mos pranohet nga elektorati i LVV-së për shkak të historikut të përplasjeve. Nëse LVV-ja nuk arrin të sigurojë shumicën e nevojshme, një alternativë tjetër mund të jetë krijimi i një qeverie nga tri subjektet kryesore opozitare. Në rast se asnjë nga opsionet nuk funksionon, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mund të shpallë zgjedhje të reja parlamentare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related