Ja pazaret dhe korrupsioni që po fsheh Manastirliu, si Ministria e Arsimit po shkel ligjin e informimit dhe nuk bën…

Data

Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) është kthyer në një bunker të paligjshmërisë, duke refuzuar transparencën dhe duke bllokuar zbatimin e rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Ministrja Ogerta Manastirliu, e cila më herët është akuzuar për aferat korruptive në koncesionet e shëndetësisë dhe tenderat sekretë gjatë pandemisë, tashmë është përfshirë në një tjetër skandal të rëndë, duke mbajtur peng shkarkimin e zyrtarëve të kapur mat në abuzime me fondet publike.

Sipas raportit përfundimtar të KLSH, Ministria e Brendshme duhet të marrë masa të menjëhershme për të propozuar shkarkimin e Rektorit të Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro, për shkak të shkeljeve të rënda financiare dhe abuzimeve me buxhetin e institucionit. Por pavarësisht këtij rekomandimi të qartë, Manastirliu e cila gjithashtu ka të drejtën e firmës për shkarkimin e Z. Mandro dhe strukturat që ajo drejton vazhdojnë ta injorojnë dhe të zvarrisin zbatimin e tij. Gazeta “SOT” prej një muaji i ka drejtuar një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për informacion mbi vendimmarrjen lidhur me këtë çështje, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kjo sjellje është një shkelje flagrante e ligjit për të drejtën e informimit, duke treguar qartë se Manastirliu po fsheh pazaret dhe aferat brenda institucionit që drejton.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related