“The Times” zbulon mënyrat si hyjnë në Angli shqiptarët, reklama në TikTok me këngë tropojane

Data

Gazeta prestigjioze britanike The Times përmes një investigimi tregon mënyrat e reja se si shqiptarët mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithëse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt, që do të thotë se shqiptarët nuk mund të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar, ata kanë braktisur mbërritje me gomone, por trafikantët e qenieve njerëzorë po përdorin metoda të reja ku dominon ajo e trafikut me kamionë nga Belgjika nga çmimi për një person shkon deri në 23.000 stërlina.

Shkrimi i plotë i “The Times”, nga Matt Dathan:

Reklamat shfaqen në TikTok me imazhe të Eurotunnel-it dhe kamionëve, ose pasaportave të falsifikuara greke, teknika më e fundit që trafikantët shqiptarë të njerëzve po përdorin për të bindur emigrantët të paguajnë mijëra paund për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar

Pavarësisht një rënieje të emigracionit nga ky vend i Ballkanit, kalimet e paligjshme vazhdojnë me intensitet të lartë, pasi trafikantët përdorin TikTok për të reklamuar disa mënyra për të kaluar kufirin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related