Zveniten shpresat e Berishës, njeriu i Trump deklaron se nuk ka asnjë shans që t’i heqë “non-gratën”, kreut të PD i…

Data

Për vite të tëra, ish-kryeministri Sali Berisha ka jetuar me bindjen se është një figurë e pavdekshme e politikës shqiptare, një Don Kishot modern që lufton kundër mullinjve të erës, të cilët ai i sheh si konspiracione të errëta të Sorosit, Uashingtonit dhe, ndoshta, edhe të jashtëtokësorëve. Por këtë herë, diçka nuk shkoi sipas planit. Në një përpjekje dramatike për të shpëtuar nga “mallkimi” i vendosur mbi të nga Departamenti i Shtetit, Berisha u mbështet tek një figurë nga orbitat e Donald Trump, Chris LaCivita, duke menduar se ky do të ishte çelësi i artë për të fituar mëshirën e republikanëve amerikanë.

Plani i Berishës ishte i thjeshtë: Të lidhte veten me Trump-in sepse çfarë nuk zgjidhet me një “Make America Great Again” mund të zgjidhet me dy. Të pretendonte se është viktimë e një komploti të Sorosit, pasi kjo është bërë tashmë një refren klasik. Të përdorte LaCivitën si një diplomat të padukshëm për të ndërmjetësuar tek Trump-i dhe për të bërë që SHBA të ndryshonte mendje për të. Në teori, gjithçka tingëllonte brilante. Në praktikë? Një dështim spektakolar. Duke menduar se kishte marrë një avion direkt për në zemrën e Partisë Republikane në SHBA, Berisha e ftoi LaCivitën në Shqipëri, organizoi konferenca për shtyp dhe la të kuptohej se shumë shpejt do të vijë “çlirimi” nga sanksionet e padrejta. Fakti që vetë Donald Trump nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë, duket se nuk e shqetësoi fare Berishën. Ai ishte i bindur se kishte fituar zemrën e republikanëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related