Rama quajti autik ata që zgjedhin ‘kënetën’, Berisha: Superskandal! Përçmim ndaj fëmijëve

Data

Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama po përdor moton “nudo për vota”, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit një ditë më parë, i cili gjatë një takimi me të rinjtë tha “kërkon në google për foton time nudo”.

“Do të doja që çdo mësuese të pyeste veten, cfarë përbën kjo për nxënësit e saj, kur një kryeministër del me moton nudo për vota, duke shfrytëzuar jashtë cdo lloj kodi etik dhe moral detyrën.

Do të doja që cdo shqiptar, ta vlerësonte vetë këtë, kurse në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar kjo është absolutisht e dënueshme.

Vërtet mund të marrësh disa klikime, por kjo është rreptësishtë e ndalur në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Jo vetëm për faktin që kishe një audiencë fëmijësh, por isha para kamerave. Sikur në kuzhinën e tij ta bënte këtë premtim i vetëm para kamerave ai është përgjegjës për qindra e mijëra fëmijë, të cilët do ti mbeten në mendje se çfarë është i aftë të bëjë ky njeri, në ç’shkallë mund të degjenerojë fushatën për vota. Po e them këtu prapë, në ligj kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kanë kryer akte të tilla janë përjashtuar nga gara zgjedhore me ligji.”, tha Berisha

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related