TaskForca e SPAK për krimet zgjedhore/ Rama: Lajthitje! Të ndalet menjëherë, po survejohen partitë

Data

Edi Rama, gjatë përgjigjeve me ndjekësit në rrjetet sociale, ka kritikuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në lidhje me ngritjen e një TaskForce që do të hetojë krimet zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, edhe pse duhet theksuar se kjo ka qenë një rutinë e Prokurorive për çdo palë zgjedhjeve.

Rama deklaroi se pushtetet janë të ndara dhe nuk mund të cënohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv. Sipas tij, nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektoral, të cënohen të drejtat për të marrë vendime, të trysnohet administrata e shtetit apo të paragjykohen.

Ai e konsideroi si një “lajthitje e momentit” dhe “urdhëroi” që të ndalohet menjëherë çdo lloj survejimi në terren i partive politike. Për Ramën, SPAK-u është i pavarur, por jo profesional.

Edi Rama: Fatkeqësia është se gabimet e tyre nuk janë si gabimet e ndërmarrjes së gjelbërimit, por kushtojnë jetë njerëzish, trauma dhe plagë psikologjike nganjëherë të pariparueshme por nuk ka alternativë tjetër përvec një drejtësie të pavarur profesionale dhe që respekton integritetin, liritë e të drejtat e njeriut. Të pavarurën e kemi para syve, profesionalen duhet të luftojmë së bashku ta konsolidojmë se ka shumë gjëra pozitive por dhe negative. Edhe një rast kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është shumë. Nuk mund të lejohen qasje të ish sigurimit të shtetit.

Është betejë për tu bërë si aleat e partnerë të drejtësisë, pushtete të ndara, por të vendosur sepse  nuk mund të cënohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv. Nuk mund të cënohen të drejtat për të marrë vendime, të trysnohet administrata e shtetit apo të paragjykohen. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related