I dërguari i Trump viziton Ukrainën, do të takohet me Zelensky

Data

I ngarkuari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, arriti për një vizitë në Kiev. Ai do të takohet aty edhe me presidentin Zelenski.

Pas sulmit verbal dhe akuzave të rëndatë presidentit amerikan Trump, i cili së fundmi e quajti presidentin ukrainas Zelenski diktator, Trumpi po përpiqet për ta shtensionuar situatën. I ngarkuari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, arriti për një vizitë në Kiev.

Kellogg do të takohet edhe me Presidentin Volodymyr Zelenski, i cili në prag të takimit theksoi rëndësinë e një marrëdhënieje të mirë me Uashingtonin.

Zelenski rreth bashkëpunimit me Amerikën

Zelenskyj tha në një videomesazh: “Për ne është shumë e rëndësishme që ky takim dhe bashkëpunimi ynë me Amerikën në tërësi të jenë konstruktivë”. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një paqe e qëndrueshme për Ukrainën, tha Zelenski.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related