Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar se protestuesit do të vendosin sërish çadra përpara Kryeministrisë në kuadër të protestës së zhvilluar këtë të premte në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij para qytetarëve të mbledhur në protestë, Lapaj bëri thirrje për bashkim dhe mobilizim, duke theksuar se beteja kundër korrupsionit nuk duhet të ndalet.
Ai akuzoi qeverinë për korrupsion dhe i ftoi qytetarët të bashkohen në protestë për të kërkuar ndryshim.
“Po përballemi me qeverinë më të korruptuar në Europë. I bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër hajdutërisë”, u shpreh Lapaj gjatë protestës.
Sipas tij, vendosja e çadrave para Kryeministrisë do të jetë një formë simbolike e vazhdimit të protestës dhe presionit ndaj qeverisë.
Protesta u zhvillua në qendër të Tiranës, ndërsa organizatorët
