Hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) po tronditin elitën politike dhe ekonomike të vendit. Një listë e gjatë me 667 emra, që përfshin ish-kryeministra, ish-presidentë, ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, kryebashkiakë, oligarkë dhe figura të njohura të opozitës, vazhdon të hetohet nga prokurorët.
Të dhënat e zbardhura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nga viti 2019 deri në fund të vitit 2024, zbulojnë se janë nën hetim gjithsej 667 zyrtarë për vepra të ndryshme penale, përfshirë ish-kryeministra, ish-presidentë, ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, kryebashkiakë dhe figura të tjera të njohura.
Konkretisht në programin e transparencës së SPAK për muajt e fundit të 2024, te regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve thuhet se: “Numri i zyrtarëve të hetuar për periudhën 2019 deri në dhjetor 2024 është 667, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 259, 260, 257/a, 319/ç dhe 328/b të K.Penal.”
