Në 31 janar, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për pastrimin e parave, ku mes shumë shteteve është dhe Shqipëria. Dokumenti riktheu edhe njëherë në qendër të vëmendjes figurën e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, pasi u faktua se ai do të mbetet i sanksionuar për korrupsion dhe se rrezikshmëria e tij për demokracinë nuk ka ndryshuar. Ky raport doli në kohën kur në krye është sekretar Marco Rubio duke hedhur poshtë edhe shpresat e fundit të Berishës se Donald Trump do të vinte si shpëtimtari i tij nga sanksionet. Rubio, me një stil krejt republikan, ka konfirmuar se vendimi për “non-gratën” është i qartë dhe i pandryshueshëm.
Asnjë shpresë për Berishën
Kur Berisha kritikonte Blinken, e quante “i Sorosit”, duke shpresuar se ndonjë republikan do ta kuptonte dhe do të ndreqte situatën. Por, ja ku kemi një republikan në krye të DASH dhe ai as nuk u lodh të ndryshonte një presje nga raporti që është përgatitur nga administrata “Biden”. Kjo i jep fund fantazive të Berishës dhe militantëve të tij se do të vinte dita kur “non-grata” do të fshihej sikur të ishte një shënim në rërën e Lalzit.
