Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, hesht para gazetarëve për dosjen e AKSHI-t

Data

Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoresha e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, është paraqitur në ambientet e SPAK në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Karçanaj u shoqërua nga avokatja e saj dhe qëndroi për pak minuta në Prokurorinë e Posaçme. Në dalje, ajo nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, ndërsa mbrojtja ligjore deklaroi se do të flasë në një moment tjetër.

Ish-zyrtarja e lartë po hetohet nga SPAK në lidhje me dosjen e tenderëve të AKSHI-t, ku sipas hetimeve dyshohet për shkelje në procedurat e prokurimit publik dhe abuzime me fondet shtetërore.

Masa ndaj Mirlinda Karçanaj u lehtësua nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” pas vendimit të Gjykata e Lartë.

Në dosjen hetimore të SPAK përmenden dyshime për fryrje fiktive të tenderëve, ryshfete dhe presione ndaj biznesmenëve pjesëmarrës në gara publike. Emri i Karçanajt është përmendur edhe në debatet politike të muajve të fundit, ndërsa kryeministri Edi Rama më herët kishte deklaruar publikisht se ajo jetonte me qira.

Vetë Karçanaj ka mohuar akuzat dhe së fundmi ka reaguar edhe në media, duke pretenduar se është sulmuar padrejtësisht publikisht.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related