KPP i anulon tenderin e luksit drejtoreshës së Veliajt

Data

Drejtoresha e Erion Veliajt e Pastrim Gjelbërimit shpenzon 100 milionë lekë për të mbajtur freskinë në zyrat e selisë së saj në lagjen 5 Maj. Kjo porosi ishte një nga golat e fundit të Lali Erit me arkën e bashkisë. 100.2 milionë lekë pa llogaritur TVSH, është fondi limit i ndarë për këtë qëllim. Nëse shtojmë tatimin, vlera e kontratës pritet të kalojë mbi 120 milionë lekë.

“Sistemi i ngrohje ftohje ka për qëllim krijimin e kushteve klimatike në përputhje me komfortin e punës në ambientet e brendshme të godinës, duke bërë të mundur kontrollin e temperaturës si në stinën e dimrit ashtu edhe në stinën e verës. Të gjitha ambientet do të shërbehen nga impiante të ajrit të kondicionuar të tipit VRF (Variable Refrigeration Floë). Kushtet e komfortit, që mund të sigurohen brenda ambienteve janë në varësi të destinacionit të përdorimit të ambienteve”. Kështu nis prezantimi i projektit të sistemit modern që do të futet në zyrat e bashkisë.

Tenderi me “Flamur të kuq”
Tenderi i organizuar nga drejtoresha Liri Qoshi ka qenë i qepur për firmën fituese, por tashmë është anuluar nga KPP për shkak të manipulimeve të dukshme.

Bëhet fjalë për prokurimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë me objekt “Sistemi i ngrohjes së godinës”, që sipas dokumenteve, e ka fondin limit 10 227 591,00 lekë.

Kështu më 5 nëntor 2024, u shpall tenderi dhe iu la afat pjesëmarrësve deri në datën 18 nëntor për dorëzimin e dokumenteve. Në këtë procedurë kanë aplikuar 4 operatorë ekonomik, por për shkak se fituesi ka qenë i paracaktuar, nuk kanë pasur vlerë ofertat e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related