Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako edhe pse nuk është në detyrë vazhdon të betonizojë qytetin bregdetar.
Anëtarja e Këshillit Kombëtar Ilirjana Kuçana, në një deklaratë për media tha se betoni i kompanive të ish-kryebashkiakut po mbush dhe shëmton çdo ditë e më shumë hapësirën bregdetare dhe po largon rërën nga plazhi.
‘Më 11 maj durrsakët, të cilëve po u vidhet rëra dhe u këmbehet me beton, e kanë në dorë përgjigjen për kriminelët e mjedisit dhe të taksave të tyre’– tha Kuçana
Deklarata e plotë:
Bashkia e Durrësit prej kohësh ka mbyllur sytë dhe veshët përballë asaj që po ndodh me bregdetin e këtij qyteti.
