Trump kërkon shtyrjen e samitit me Xi Jinping: Duhet të fokusohem te lufta me Iranin

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka kërkuar shtyrjen e samitit të planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping.

Duke folur për gazetarët në Zyrën Ovale, Trump u shpreh se arsyeja kryesore e kësaj kërkese lidhet me përfshirjen e SHBA-ve në konfliktin me Iranin.

Sipas tij, situata aktuale kërkon praninë e tij në Shtetet e Bashkuara, ndaj ai e konsideron të nevojshme shtyrjen e udhëtimit për në Kinë me rreth një muaj ose më shumë.

Trump theksoi se komunikimet me Kinën vijojnë, ndërsa shtoi se prioriteti i tij në këtë moment mbetet menaxhimi i zhvillimeve që lidhen me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related