Gazetarja Ola Xama, duke dhënë detaje për pasuritë e çiftit Veliaj-Xoxa, ngriti dyshime në emisionin “Të Paekspozuarit” mbi shkëmbimin e pronave nga familja e Ajola Xoxës, duke theksuar se transaksioni nuk përputhet me vlerën e tregut.
Ajo shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk ka gjetur ndonjë kontratë që të mbështesë këtë marrëveshje dhe se shoferi i të ndjerit, zotit Xoxa, ka mohuar ta ketë shoqëruar ndonjëherë në vilën e përfituar.
Nga ana tjetër, shoferi i zonjës Xoxa ka pranuar se e ka shoqëruar atë në Qerret, për t’u marrë me arredimin dhe dizajnin e vilës.
Dokumentet tatimore tregojnë gjithashtu se vila ka qenë e regjistruar në emrin e një kompanie të lidhur me biznesmenin Gentian Sula, ndërsa pagesat për mirëmbajtjen e saj janë kryer nga Erion Veliaj në vitet 2020 dhe 2021.
