Ndryshime teknike të Kodit, PS-PD “humbasin” shansin të bëjnë reformë zgjedhore

Data

Demokratët dhe socialistët gjetën gjuhën e përbashkët për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, me qëllim rritjen e tavanit të financimit dhe kohës për reklama televizive gjatë fushatës elektorale për partitë politike, ndryshime që sipas ekspertëve janë thjesht teknike dhe një shans i humbur për reformë reale.

Kuvendi pritet të miratoi këtë javë disa ndryshime të reja në Kodin Zgjedhor, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Këto ndryshime prekën vetëm aspekte teknike të ligjit duke lënë jashtë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për çështje të ndjeshme si transparenca e financimeve në fushatë dhe depolitizimi i procesit.

Ndryshimet e miratura me konsensus mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike parashikojnë rritjen e tavanit të financimit dhe kohës për reklama televizive për partitë gjatë fushatës elektorale, si dhe disa afate të reja që lidhen me votën e Diasporës.

Sipas ndryshimeve të reja partitë politike nuk do të pengohen më të shpenzojnë para në fushatë nga burime të tjera private, duke ngritur nivelin e këtij financimi deri në 5 herë më shumë se sa fondi i përfituar nga buxheti i shtetit. Më parë kushtëzimi i këtij financimi ishte deri në 3-fish më shumë se sa buxheti publik. Po ashtu u rrit dhe pragu i financimit nga paratë personale të kandidatit nga 1 milionë deri në 3 milionë lekë.

Por ndryshimet e fundit shihen nga ekspertët vetëm si arnime teknike dhe anashkaluan problematikat themelore të hasura në proceset e mëparshme zgjedhore, si dhe rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related