3.8 mln euro për “Vëllezërit Hysa” nga Tan Agolli i FSHZH, për mbushjen e bregut me rërë në Durrës

Data

Një projekt që synon kryerjen e e punimeve në det dhe mbushjen me rërë të një brezi mbi 3 mijë metra në plazhin e Durrësit synon që të rrisë frekuentimin turistik të kësaj zone që është vijim i Durrës Yacht Marina.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se fituesi i kontratës “Ndërhyrje për rigjenerimin urban, mbrojtje detare në zonën bregdetare: Riprofilimi dhe mbushja me rërë e Vijës Bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës, Durrës” me një fond limit 583 milionë lekë apo 5.8 milionë euro u fitua nga kompania “Vëllezërit Hysa” me pronarë Kujtim, Flutura dhe Besnik Hysa, me një ofertë sa 63 për qind e fondit limit. Kompania synon që me 3.65 milionë euro të kryejë ndërhyrjen e parashikuar.

Referuar dokumenteve të bëra publike FSHZH argumenton se bregdeti i Durrësit në Jug të portit, nga fundi i Portit e deri tek fundi i Shëtitores së re tek Godina e Kavalishencës ka një breg ranor që nuk është në madhësi të konsiderueshme që të shërbejë dhe për rritjen dhe zhvillimin e turizmit.

“Në zonën e Portit të Durresit po zhvillohet një investim i njohur si Durrës Yacht Marina që synon dhe krijimin e një zone të re bregdetare. Pranë këtij investimit Zona ranore e bregut të detit është shumë e reduktuar dhe ka një gjerësi prej rresh 15 deri në 20 m Disa struktura turistike në këtë pjesë kanë investuar duke ndërtuar zona artificiale të rrethuara me konstruksione betoni dhe duke e mirëmbajtur herë mbas here.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related