Juristja Gjikondi:Ja pse nuk ka rëndësi të zbulohet se kush fshihet pas personit anonim Nesti Agoni dhe pse politika…

Data

Juristja dhe analistja e njohur, Brizida Gjikondi ka ndarë mendimet e saj mbi disa nga çështjet më të nxehta politike dhe juridike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ajo analizon arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e vendosur atë në kontekstin e një sistemi drejtësie që shpesh përzihet me lojërat politike. Gjikondi shprehet se fokusi duhet të jetë te faktet dhe jo te personazhet që i denoncojnë ato. Ajo trajton gjithashtu përplasjet brenda Partisë Socialiste dhe rolin e kryeministrit Rama në raport me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke kritikuar reagimin e tij emocional.

Një tjetër temë e rëndësishme është dalja publike e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia, ku zonja Gjikondi thekson se ai nuk mund të merret seriozisht pa pranuar më parë përgjegjësitë e veta. Po ashtu, ajo flet për mbështetjen që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dhënë Ahmetajt dhe për spekulimet mbi mundësinë e heqjes së “non-gratës” së tij nga SHBA. Sipas saj, Berisha ka përfunduar ciklin e tij politik dhe është kthyer në një figurë që vetëm zvarritet në arenën publike. Ndërkohë në këtë intervistë për kryeredaktorin e gazetës Rigels Seliman, juristja Gjikondi nuk kursen as kritikën ndaj lidershipit politik aktual, duke e parë atë si të zhytur në korrupsion dhe të shkëputur nga nevojat reale të qytetarëve. Ajo thekson se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të mbetet thjesht një betejë mediatike, por një proces serioz që duhet të sjellë ndryshime konkrete.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related