Teksa politika shqiptare është mbushur me intrigat dhe manipulimet e pushtetit, aktivistja e njohur, shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka zbërthyer me guxim lojën e fuqive të mëdha që lëvizin prapa perdeve. Përmes dy reagimeve në rrjetet sociale, zonja Kokalari nuk heziton të hedhë akuza të forta dhe të zbërthejë lidhjet dhe influencat që kanë formuar skenën politike në Shqipëri. “Soros i mbaruar, Rama i korruptuar, Berisha në hall”, thotë Kokalari, duke i dhënë një goditje të drejtpërdrejtë asaj që konsiderohet si “sistemi i vjetër” dhe politikanëve që e kanë mbajtur në këmbë për dekada.
Ajo shpalos një realitet të errët të politikanëve që përdorin pushtetin për interesa personale, ndërsa paralajmëron se heshtja e Sali Berishës ka shumë më shumë përmbajtje sesa duket në shikim të parë. Ndërkohë, ajo thekson se konsulenti amerikan që do të asistojë fushatën e Partisë Demokratike, i cili dikur ishte pjesë e fushatës Trump, nuk ka asnjë lidhje me presidentin e SHBA-ve, duke theksuar se lojtari i vërtetë qëndron tek lëvizjet dhe marrëveshjet e politikanëve shqiptarë. Pra ky reagimi i ashpër i aktivistes Kokalari, ka për qëllim të zbërthejë atë që ajo e sheh si një mozaik të rrezikshëm të interesave të fshehura dhe të rrezikshme për të ardhmen e vendit
“Rama s’ka më shanse, thonë, por ama gojën e mbajnë mbyllur për Sazanin. Berisha i korruptuar. Rama i korruptuar. Soros i mbaruar. Më thoni tani: kush peshon më shumë, korrupsioni i Berishës apo i Ramës? Rama ia ka garantuar Sazanin dhëndrit dhe vajzës. Berisha thjesht po pret t’i heqin ‘non grata-n’, prandaj për Sazanin nuk flet. Budallenjtë gënjehen me të vetmin konsulent, i cili nuk është më me Trump në Shtëpinë e Bardhë, por me Berishën në Tiranë. Kam katër miq që kanë qenë konsulentë në fushatë dhe të katërt punojnë drejtpërdrejt me Presidentin si ‘senior advisors’. Chris? Meh… Por nejse, qenkan të tjerët të ndershëm, ndërsa unë, e shitur tek djalli”, shkruan Kokalari në reagimin e parë.
