Ekzekutimet në shifra alarmante”/ Dogjani akuza ministrit Hoxha në seancë plenare: Nuk kontrollon dot rendin

Data

Deputeti demokrat Asllan Dogjani, mbajti fjalën në Kuvend, pas kërkesës së tij për interpelancë me ministrin e brendshëm, Ervin Hoxha. Dogjani tha se në vitin 2024 ekzekutimet në vendin tonë arritën në shifra alarmante, duke thënë se në vendin tonë nuk ka siguri, e as rend. Deputeti iu drejtua ministrit duke i thënë se ai nuk ka forcë të kontrollojë rendin dhe se është vënë në atë pozicion në mënyrë që kryeministri Rama të ketë kontroll të plotë.

Dogjani: Një vajzë nga Gjirokastra i dha fund jetës se nuk ushqehej mirë, se nuk kishte një fustan të mirë si shoqet, u var se bullizohej. E vrau kreu i organizatës, e vrau Edi Rama se e la të varfër, të pamundur për të veshur një fustan. E vrau shteti se ajo nuk kishte mundësinë të ishte si shoqet e veta. Jeni të pashpirt. Sot duhet të kishte dhënë dorëheqje kryeministri dhe gjithë qeveria e tij. Var veten se shetit, psikologia e shkollës nuk iu gjend.

Realiteti ka treguar se rreziku më i madh nuk buron vetëm nga organizata kriminale , por nga ai që i drejton. Vrasësi i vërtet jo vetëm dora që qëllon por edhe ai që i jep pushtet mafias. Para dy ditësh Rama përplasi tavolinën me grusht duke përdorur një fjalor banal. Sepse ate ditë mori vesh se këshilluesit i Trump erdhi në Shqipëri për të drejtuar fushatën e Berishës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related