Kryeministri Edi Rama po përballet me një ortek akuzash për qëndrimin e tij kontradiktor ndaj zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive. Ndërsa më parë ai nuk ka ngurruar të shkarkojë menjëherë nga detyra ish-kryebashkiakët Safet Gjici, Shukri Xhelili, Fatos Tushe, Lefter Alla dhe Zef Hila, këtë herë po bën gjithçka për të mbrojtur Erion Veliajn, i cili ndodhet në qendër të një skandali të madh korrupsioni. Veliaj u arrestua këtë të hënë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) me akuza për krijimin e një skeme korruptive, duke përdorur kompani të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një rrjet biznesmenësh, me transaksione që kalojnë 1 milion euro. Por ndryshe nga rasti i të tjerëve, të cilët Rama i shkarkoi pa pritur vendimin e gjykatës, këtë herë ai ka marrë një pozicion mbrojtës, duke këmbëngulur se kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj nuk do të largohet nga detyra. “Kryebashkiaku u mor në burg pa gjyq dhe nuk do të shkarkohet”, tha Rama dje, duke sfiduar hapur organet e drejtësisë dhe duke krijuar një precedent të rrezikshëm për reformën që vetë ai pretendon se ka mbështetur.
Dopio standardet e Edi Ramës, shkarkoi Safet Gjicin, Shukri Xhelilin, Fatos Tushen, Lefter Allën dhe Zef Hilën, por…
Data
