Kryeministri Edi Rama foli sot para grupit të PS-së në lidhje me dosjen e SPAK dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe akuzave ndaj të tjerëve.
Kreu i qeverisë i bëri thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë gjyqtarin e dosjes, (Erjon Bani), për të cilin tha se është eksponent i afërt me lidhje familjare dhe miqësore me PD, që iu la posaçërisht shorti për dosjen e Veliajt.
“Kam e një publimim se fundmi për mua dhe ju që i kemi hyrë detit në këmbë, ta ndaj me ju, që të tjerët se kanë marrë përsipër që nga viti 1912, kanë pasur arsyet e tyre, vend i vogël, m e kushërinj, interesa, lidhje, por ne e kemi marrë përsipër që të pavarësojmë pushtetin e drejtësisë nga ai politik. Kemi marrë përsipër që edhe brinjët t’ia lëmë drejtësisë dhe s’jam pishman për këtë. Pikëpyetja që kam është a do ia dalim që ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi.
A do ia dalim që institucionet e drejtësisë ta përdorin drejtësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Jo për t’u marrë me çështjen e njërit dhe tjetrit, jo për politikë. Jo meqë kapëm njërin, t’i biem edhe tjetrit. Apo hajt t’i biem njërit pa diplomë. Për këtë do flas, për një Belo, të përfundojë njeriu në dyert ë SPAK për diplomën se e ka falso? Ça është kjo? Kjo është hija, t’i biem edhe këtij, ndiq mediat, kompleksohu dhe bëj balet! Çfarë është kjo?
“Sa është ora? Mbase është zgjuar Inspektori i Drejtësisë. Mbase zgjohet dhe më dëgjon. Dëgjo, është shumë e rëndë kjo, shumë e rëndë. Mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim. Se boll i kanë atje. Të shkojnë të marrin faktet”.
