Rama mund ta përdorë arrestimin e Veliajt si kartë politike”, Meçe: SPAK po godet të dyja palët, Edi dhe Berisha të…

Data

Analistët Arben Meçe dhe Ergys Mërtiri komentuan në një studio televizive arrestimin e Erion Veliajt dhe reagimin e sotshëm të kryeministrit Rama. Meçe theksoi se arrestimi i Veliajt nuk ishte i papritur, pasi ka pasur diskutime për hetime pasurore, por masat e sigurimit ndaj tij ishin një surprizë.

Ai gjithashtu kritikoi përdorimin e personave anonimë në procedurën ligjore, duke e konsideruar këtë si një mangësi të besueshmërisë në hetime.

‘Nuk ishte e papritur. Ka kohë që diskutohej për hetimin pasuror. Kemi ndjekur dhe oficerët e BKH në kontrollin e paramenduar tek shtëpia e të shoqes. Hetimi pasuror është një akt i njohur. Vendimmarrja për masë arrest është e reja. Masa e arrestit, është një surprizë për sa i përket Veliajt por jo për ngjarjet lidhur me SPAK. Nuk është rasti i parë dhe i fundit. Sa këto masa janë të rënda apo jo, nuk kemi ekspertizën, por nuk njohim çështjen në themel. Nesër kemi një ballafaqim mes avokatëve, prokurorëve, gjykatës. Veliaj nuk bën mbrojtje politike.
Tenton ta largojë aktin e vet nga konsekuenca që do ketë PS, e ka orientuat betejën e vet në të vërtetën e tij. Presim analizë më të thellë të dosjes, për të kuptuar nëse masa e sigurisë është e justifikueshme. Veliaj u fut në terren publik. Kjo çështje filloi pas një denoncimi të një personi anonim. Personi anonim nuk ekziston në procedurë. Kur është anonim do të thotë që ti ke kapërcyer me ndërgjegje një dispozitë ligjore. Dhe çështja ka një vello mosbesimi. Nuk ta lejon procedura të fillosh çështje me persona anonim.’

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related