KQZ ngre alarmin/ Celibashi i bën thirrje Kuvendit të mos miratojë dy projektligje: Ndikojnë në elektorat

Data

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që të mos miratojë dy projektligje të cilat, sipas KQZ, mund të ndikojnë në elektorat gjatë periudhës zgjedhore.

Kërkesa është bërë nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili gjatë një seance publike shprehu shqetësimin se miratimi i dy projektligjeve, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’” dhe “Për paketën e maleve”, nuk përputhen me kërkesat e Kodit Zgjedhor, më konkretisht me nenin 91, pika 4.

Celibashi theksoi se miratimi i këtyre projektligjeve mund të krijojë perceptimin e përdorimit të politikave fiskale për qëllime elektorale dhe mund të ndikojë në neutralitetin e institucioneve shtetërore gjatë periudhës zgjedhore. Për këtë arsye, ai kërkoi që Kuvendi të mos shqyrtojë këto dy projektligje në seancën plenare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related