Berisha: Rama ka 40 biznesmenë që u jep favore miliona euro

Data

Sali Berisha është pyetur nga gazetari i News 24 nëse do të pranonte aleancë me Ramën kundër SPAK. Berisha u përgjigj se nuk do të pranojë asnjë lloj aleance.

Ai shton më tej se Veliaj u arrestua për leje ndërtimi, kur ato i firmos kryeministri. Sipas Berishës, kreu i qeverisë Edi Rama ka vërdallë 40-50 biznesmenë, që iu jep favore miliona euro. Kreu demokrat nënvizoi se Rama po dridhet nga frika.

A do pranoni aleancë me Edi Ramën kundër SPAK?

Sali Berisha: Asnjë aleancë nuk do të pranoj. Reagimi i sotëm i Ramës pavarësisht se fustanet dhe garderoba janë vepër e saj (Ajola Xoxës), por Rama e di se garderoba e Lindës mund të jetë edhe më problematike se aq… Arrestimi i Erion Veliajt për lejet e ndërtimit, e përshëndes SPAK-un, por po të jetë për leje ndërtimi, Shqipëria është i vetmi vend në botë ku lejet i firmos kryeministri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related