I ftuar në një studio televizive, analisti Denis Dyrnjaja teksa vuri në pah shqetësimin e kryeministrit Rama gjatë reagimit të parë për arrestimin e Veliajt u shpreh se krahas kësaj çështje ai foli dhe për Portin e Limionit si një tjetër çështje të nxehtë.
Ai tha se po flitet me kode të qejfmbetjes dhe të limiteve se pse Limioni nuk lindi sot, çështja e Xhaçkës ka mbi një vit që zjenë, por sinjalet tregojnë se kjo do rihapet dhe shuplaka e radhës mund të jetë Olta Xhaçka, që SPAK do duhet ta marrë në hetim.
“Çfarë tha Rama sot u kuptua se ishte i shqetësuar, ai foli dhe për Portin e Limionit në Sarandë, kështu duket sikur është duke paralajmëruar një tjetër çështje që prek Olta Xhaçkën.
