Nuk më ka dashur kurrë, ishte lojë”/ Xheneta flet për Gjestin: Mendoja se më priste jashtë

Data

Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë sa i përket raportit të saj me këngëtarin.

E ftuar në “Big Brother Fan Club”, ajo pretendon se banori i BBVIP 4 nuk ka pasur kurrë ndjenja për të dhe se çdo gjë ka qenë një lojë e tij.

“Ndihem shumë e emocionuar që u ktheva në skenën që hodha hapat e parë. Jam shumë falënderuese ndaj Top Channel dhe Argjirës. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që më kanë ndihmuar.

Sa i përket suksesit që ka Gjesti arritur këtu, jam shumë e lumtur dhe i uroj të ketë akoma dhe më shumë sukses. Ai ka thënë që ka mbaruar çdo gjë me mua dhe nuk e di pse nuk fokusohet te gjërat e veta. Unë nuk jam brenda Big Brother-it dhe se di si lejohet të flitet për mua aty brenda.

Unë mendoj se Gjesti nuk më ka dashur ndonjëherë. E gjitha ka qenë një lojë. Unë e ka parë vazhdimisht dhe nuk i kam besuar kurrë lidhjeve të tij. Para Big-ut kishte një lidhje, pastaj dashurohet me një tjetër. Edhe unë mund të them që jam e dashuruar, por veprimet që ka bërë aty janë shumë më ndryshe”,.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related