EMRAT/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, plagosen 3 anëtarë të një familje në Peqin

Data

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Mercedes Benz” i drejtuar nga 24-vjeçarin Ronaldo Shabani, ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përbysur në një arë aty pranë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, anëtarë të së njëjtës familje, më konkretisht Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related