Çmimet e ushqimeve të importuara u ulen me 7% më 2024, por nuk u reflektuan, ja cilë janë 2 faktorët që ndikuan

Data

Një kilogram ushqim i importuar vitin e kaluar ka kushtuar 7% më lirë se në vitin 2023 sipas të dhënave zyrtare nga tregtia e jashtme (INSTAT).

Në vitin 2024 janë importuar nga jashtë rreth 1,3 milionë kilogram ushqim me një vlerë 156 miliardë lekë. Një kilogram nga grupi “ ushqim, pije duhan” kushtoi 120.8 lekë në vitin 2024 nga 129.8 lekë në vitin 2023 me një rënie rreth 7 për qind. Në raport me vitin 2022 çmimi i një kilogrami ushqim dhe pije ka rënë mesatarisht me 17%

Në anën tjetër në vitin 2024 inflacioni i grupit ushqim, pije duhan shënoi rritje me 2.7 %. Importet janë përbërësi kryesor i inflacionit, pasi Shqipëria e ka të bazuar konsumin në import. Ushqimet e importuara ishte 2.7 herë më të larta se eksportet në vitin 2024.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related