36% e kërkesave të emigrantëve për votim janë refuzuar/ Kryesojnë zgjedhësit nga Italia

Data

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025 do të votojnë edhe emigrantët. Regjistrimet e tyre kanë nisur më 11 janar të këtij viti dhe përfundojnë më 4 mars.

Regjistrimi i votuesve nga jashtë po kryhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) që administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më 4 Shkurt 2025 rezultojnë se janë plotësuar në total 141,435 kërkesa për regjistrime në zgjedhje. Nga totali i kërkesave të plotësuara 69% e tyre janë miratuar. Numri i kërkesave të miratuara arrin në 87,596.

Kërkesat e miratuara kryesohen nga emigrantët e Italisë me 33% të totalit të kërkesave të miratuara. E ndjekur nga emigrantët që jetojnë në shtetin e Greqisë me 25% të kërkesave për miratim, Gjermania 13%, SHBA 10%, Anglia 8% etj.

Ndërsa rreth 36% e kërkesave janë refuzuar, ku sipas KQZ, këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related