Nisin “ditët e zeza” për gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar vetingun, Altin Dumani nis përballjen me…

Data

Një furtunë e re duket se godet sistemin e drejtësisë, teksa kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka nisur një betejë të hapur kundër magjistratëve që i shpëtuan filtrave të vetingut. Duke marrë rolin e Komisionerit Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Dumani ka vendosur t’i çojë deri në fund sfidat që procesi i pastrimit të drejtësisë ka hasur ndër vite. Rastet e konfirmimeve të dyshimta dhe pasuritë e pajustifikuara të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve po rihapen në dritën e provave të reja dhe të analizave të thelluara financiare. Çështja e Arben Dostit është vetëm maja e ajsbergut, teksa dhjetëra magjistratë rrezikojnë të përballen me shkarkimin. Me një bilanc tronditës të vetingut, ku mbi 267 gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar nga sistemi, “fati” i të mbijetuarve mbetet në duart e KPA-së. Por ndryshe nga më parë, tashmë do të jetë SPAK, ai që do të përfaqësojë akuzën kundër tyre, duke rritur presionin mbi ata që menduan se e kishin kaluar pa pasoja këtë proces. Me një mandat të ri dhe kompetenca të zgjeruara, Dumani duket i vendosur të mos lejojë asnjë deformim të standardeve të reja të drejtësisë. Kjo do të thotë se të mbijetuarit e vetingut nuk janë më të sigurt, pasi filtrat e rinj premtojnë një spastrim të dytë, edhe më të fortë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related