Ditën e parë të nëntorit, Aleksandar Matkoviç ishte vonë për të kapur trenin. Ai po udhëtonte nga Novi Sadi, në veri të Serbisë, për në kryeqytetin e tij Beograd, ku punon si historian i ekonomisë. Kur arriti në stacion, ai dëshmoi një skenë tmerri që ka tronditur vendin edhe sot e kësaj dite. Pak minuta para se të mbërrinte, tenda e stacionit, ku rindërtimi kishte përfunduar muaj më parë, ishte shembur, duke zënë poshtë pasagjerët që prisnin në platformë. Nga tragjedia mbetën të vrarë 15 persona.
“Kam qëndruar aty për rreth dy ose tre orë, vetëm duke ngulur sytë bosh në hapësirën ku ishte tenda. E gjithë kjo ishte kaq joreale”, tha Matkoviç për CNN.
Shoku shpejt u kthye në zemërim. Kulmi i shkatërruar ka shërbyer si një simbol i fuqishëm i asaj që shumë serbë e shohin si korrupsion në zemër të shtetit, të skalitur nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e tij gjatë 12 viteve në pushtet. I gjithë zemërimi u transformua në protesa pothuajse të përditshme, duke tërhequr segmente gjithnjë e më të mëdha të shoqërisë serbe dhe duke arritur në çdo cep të kombit ballkanik.
