Tensione mes Kinës dhe Tajvanit, ishulli përgatit sistemet e mbrojtjes ajrore

Data

Kina ka dërguar 21 avionë, shtatë anije luftarake dhe një balonë spiune në ngushticën e Tajvanit në 24 orët e fundit.

Ministria e Mbrojtjes në Taipei njoftoi në rrjetin social X atë që po ndodh pak kilometra nga brigjet e ishullit që refuzon sovranintetin e Kinës.

Katërmbëdhjetë avionë kaluan vijën mesatare të ngushticës, e cila shënon kufirin jozyrtar me Kinën, duke hyrë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të ishullit (ADIZ).

Si përgjigje, Tajvani vendosi sistemet e tij raketore të mbrojtjes ajrore dhe dërgoi anije dhe avionë për të monitoruar lëvizjet e ushtrisë kineze.

Pekini pretendon sovranitetin mbi ishullin, të cilin e konsideron një “provincë” të saj. Nga ana tjetër, Perëndimi dhe SHBA mbështesin një Tajvan të pavarur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related