Letra nga Kim Jong-un, ushtarët e Koresë së Jugut drejt dorëzimit, ja ç’po ndodh në Ukrainë

Data

Ushtarët nga Koreja e Veriut, të cilët po luftojnë në anën e Rusisë në luftën në Ukrainë, iu dha një letër me një listë frazash për t’u përdorur kur përlesheshin me forcat ukrainase. Ukrainasit thanë se gjetën një letër të tillë me një ushtar të Koresë së Veriut që vdiq në janar. “Rezistenca është e kotë”, “dorëzohu” dhe “je i rrethuar” janë vetëm disa nga frazat që gjenden në letrën që rusët u dhanë aleatëve të tyre të rinj.

Megjithëse Moska dhe Pheniani mohojnë që koreano-veriorët i janë bashkuar luftës në Ukrainë, një listë frazash, artikujsh dhe dëshmish të tjera të ushtarëve ukrainas sugjeron se trupat koreano-veriore janë shumë të motivuara, të organizuara, të trajnuara mirë dhe të pajisura më mirë se këmbësoria ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në janar 2025 se deri në 4,000 ushtarë të Koresë së Veriut mund të kenë vdekur në përleshjet midis forcave ukrainase dhe ruso-koreane që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit

Zelensky tha se ukrainasit kapën dy ushtarë të plagosur të Koresë së Veriut dhe se ata janë aktualisht në paraburgim në Kiev. Ukrainasit i ekzaminojnë atje dhe trajtojnë plagët e tyre.Washington Post shkruan se ukrainasit po mbledhin me zell prova për përfshirjen e ushtarëve të Koresë së Veriut, sepse ata nuk mund t’i kapin dhe t’i marrin në pyetje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related