Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte këtë të diel i ftuar në një emision televiziv ku tha se kauzat e përbashkëta e bëjnë bashkëpunimin me Partinë Demokratike edhe më të fuqishëm.
Sipas tij është shumë e rëndësishme që opozita të bëhet bashkë e të jetë e vendosur që të bëjë gjithçka mundet që “në 12 maj Edi Rama të mos jetë më kryeministër”.
“Vendimi që kemi marrë ne është të jemi në opozitë me Edi Ramën dhe të bëjmë gjithçka mundemi që më 11 maj Edi Rama të marrë përgjigjen që ai meriton. Partia e Lirisë, është një parti që ka identitetin e saj. Ka një program të shkëlqyer me 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus.
