Për projektin e Shqipërisë mbi emigrantët qeveria do të ecë përpara”. Kështu ka deklaruar Ministria e Brendshme italiane, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës për pezullimin e gjykimit të vleftësimit të 43 emigrantëve të mbajtur që prej të premtes në Shqipëri. “Gjykatat e Apelit shtyjnë vendimin për të fituar kohë”, ka përfunduar Ministria e Brendshme, sipas mediave italiane.
Seksioni për Personat, Familjen, të Miturit dhe Mbrojtjen Ndërkombëtare të Gjykatës së Apelit të Romës ka pezulluar dje vendimin e vleftësimit të 43 emigrantëve të mbajtur që prej të premtes në qendrën e emigrantëve në Shqipëri. Vlerësimi i ndalimeve u bë pasditen e djeshme me vendimin e Gjykatës për kalimin e çështjes më pas në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Grupi i emigrantëve të sjellë në qendrën e Gjaderit në Shqipëri vijnë nga Egjipti dhe Bangladeshi.
