Salianji paralajmëron betejë ligjore ndaj PD: “Nesër nis procedurat për përjashtimin tim nga partia”

Data

Ish-deputeti i Partia Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se do të nisë procedurat ligjore lidhur me përjashtimin e tij nga partia, pas moslejimit për të garuar për kreun e PD-së përballë Sali Berisha.

Në një intervistë televizive, Salianji u shpreh se nuk do të tërhiqet nga beteja politike dhe ligjore kundër vendimit që, sipas tij, është i padrejtë.

“E kanë dërguar të tjerë në gjykatë çështjen e statutit. Unë do të nis nesër procedurën për përjashtimin nga partia. Nuk do të lë pa bërë asnjë betejë”, deklaroi ai.

Salianji theksoi se PD nuk mund të trajtohet si pronë personale dhe se ajo i përket demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë.

“PD nuk mund të trajtohet si pronë dhe këtë nuk e pranoj. Është sakrifica, mundi dhe gjaku i shumë demokratëve, i shumë familjeve shqiptare dhe është pasuri e shqiptarëve. Nuk do ta lë lehtë këtë betejë”, tha ish-deputeti demokrat.

Ai hodhi akuza të forta edhe ndaj Berishës, duke pretenduar se drejtimi aktual i partisë është i paligjshëm.

“Sali Berisha sot është uzurpator, nuk është kryetari i PD-së. E mban në mënyrë të paligjshme partinë. Ai është i paligjshëm në krye të partisë që nga shtatori”, u shpreh Salianji.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related