Zgjedhjet e 11 majit/ Mbi 117 mijë emigrantë shqiptarë aplikojnë për të votuar, pranohen vetëm 71 mijë prej tyre

Data

Për herë të parë, votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit përmes votës elektronike. Procesi i regjistrimit në Platformën Elektronike të Zgjedhësve PER ka nisur më 11 janar dhe do të zgjasë deri më 4 mars.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë regjistruar 117 096 votues nga jashtë, ndërsa 71 945 kërkesa janë miratuar. Sipas statistikave, shumica e votuesve të regjistruar janë meshkuj me 70 185 aplikime ose 59.9 përqind, ndërsa femrat janë 46 911 ose 40.1 përqind. Për sa i përket grupmoshave, dominon grupi 26 deri 35 vjeç me mbi 33 000 aplikime.

Numri më i madh i regjistrimeve vjen nga Italia me 43 079 aplikime, e ndjekur nga Greqia me 31 460, Gjermania me 14 428 dhe SHBA me 8 656. Ndërsa nga bashkitë shqiptare, më shumë aplikime janë bërë për Tiranën me 22 116 regjistrime, Fierin me 16 763 dhe Korçën me 12 531.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related