Një sasi me lëndë eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi makina ishte e parkuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
