Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nëse nuk miratohet ligji që i njeh emigrantëve dokumentet biometrike për votim, do të ketë protesta masive para ambasadave. Sipas tij, emigrantët duhet të kenë të drejtën të votojnë me çdo lloj dokumenti identifikimi, ashtu siç ndodh në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ftoj shqiptarët të përgatiten për demonstrata të fuqishme kundër këtij narkoshteti, nëse ky parlament nuk voton ligjin që u njeh emigrantëve dokumentet biometrike,” deklaroi Berisha.
Nga ana tjetër, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, e kundërshtoi këtë kërkesë, duke sqaruar se procesi është i lehtësuar dhe kërkon vetëm dy dokumente për t’u regjistruar: një kartë identiteti ose pasaportë, edhe nëse është e skaduar, si dhe një dokument që vërteton adresën.
