Në Gjykatën e Posaçme, u zhvillua seanca e radhës ndaj deputetit demokrat, Gazment Bardhi, i paditur për shpifje, nga ish kreu i Policisë Shkodër, Edmond Sula. Padia erdhi pasi Bardhi tha se Sula ishte emëruar nga grupet kriminale. Gjykata pranon kërkesën e avokatit të Edmond Sulës për informacion në SPAK.
“Në Gjykatën e Posaçme është zhviluar seanca e radhës, procesi ndaj deputetit demokrat, Gazment Bardhi, i cili është paditur nga ish kreu i Policisë së Shkodër, Edmond Sula. Padia është bërë pas deklaratës së Bardhit, nga ku thuhet se Edmond Sula është emëruar nga gurupet kriminale. Gjykata është vënë në lëvizje nga avokatët e Sulës. Sula ka qenë i pranishëm në seancë, ndryshe nga Gazment Bardhi. Gjykata ka pranuar kërkesën, dhe do t’i drejtohet me informacion Prokurorisë së Posaçme. Avokatët e Sulës pretendpkmë se deklaratat e Bardhit janë shpifje ndaj Edmond Sulës”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.
