Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet për Presidentin e SHBA, duket se do të sjellë pasoja edhe në politikën shqiptare. SHBA cilësohet si ndër partnerët tanë më të rëndësishëm dhe çdo reformë është bërë falë tyre, përfshirë dhe reformën në drejtësi. Dihet se shumë emra që janë sot në politikën shqiptare, ndodhen aty ku janë vetëm falë mbështetjes së një individi, ai është Soros. Gjatë kohës që në SHBA kanë qeverisur demokratët, Soros u shtri në shumë vende në zhvillim dhe mori në dorë frenat e politikës, përfshirë dhe vendin tonë. Por Donald Trump me marrjen e pushtetit më 20 janar, do nisë të shfarosë Sorosin. Politikat e këtij të fundit janë shtrirë në mjaft shtete të rëndësishme, teksa edhe te ne politika është orientuar sipas synimeve të tij. Mirëpo republikanët e kanë premtuar disa herë se do të priten të gjitha lidhjet e Soros nëpër vende të ndryshme të botës, përfshirë dhe Shqipërinë. Por çfarë do të sjellë kjo në politikën shqiptare? Aktualisht vendi qeveriset nga vetë njerëzit e George Soros. Socialistët u ngjitën në krye të vendit falë mbështetjes së Soros, por nëse ky i fundit largohet nga vendi ynë, do jenë disa persona që do humbasin mbështetjen dhe rolin e tyre. I pari do jetë kryeministri Edi Rama.
Pushteti i Ramës në rrezik
Dihet se kush ka mbështetjen e SHBA drejton vendin dhe pritet që Rama të mos ketë më shumë marrëdhënie të forta me administratën e Trump. Vetëm pak ditë më parë djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros u takua me Ramën në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror. “Kthim në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, ku Shqipëria është e para, sepse gjërat shkojnë sipas rendit alfabetik”, shkroi Soros duke etiketuar kryeministrin Rama. Pas këtij takimi, Soros ka dhënë një intervistë për mediat e huaja. Ai ka sulmuar shumë fort Trumpin. Në intervistën e tij, Alex Soros kritikoi Donald Trump, duke thënë se ai nuk ka aftësinë për të arritur paqe në Ukrainë, pasi Vladimir Putin nuk dëshiron të jetë “idioti” i tij. Soros thekson se ndikimi i politikave të Trump-it mund të jetë tragjik për shumë njerëz dhe shpreh shqetësimin për rënien e demokracive liberale në botë.
