U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

Data

Një punonjës i doganave shqiptare ka denoncuar atë që e quan “kontrabanda më e frikshme në historinë e Shqipërisë”, e drejtuar nga “koka”, drejtori i doganave shqiptare Gent Gazheli.

Në një denoncim të drejtpërdrejtë, punonjësi thotë se sistemi doganor ndodhet sot në një gjendje më të degraduar se në vitin 1997, ndërsa pas çdo vendimi të rëndësishëm fshihet Klodian Çani, drejtori i informacionit në dogana – një emër i përfolur për korrupsion, i konsideruar “truri” i kontrabandës dhe njeriu që tërheq fijet në emër të Gazhelit.

Sipas denoncuesit, Çani i përshkruar si një figurë pa përvojë, dikur roje parkingu, ka arritur të pasurohet në mënyrë të dyshimtë dhe sot komandon të gjithë sistemin doganor, përmes emërimeve klienteliste dhe marrëveshjeve të errëta me bizneset dhe zyrtarët.

  • KUSH ËSHTË KLODIAN ÇANI?

Çani është nën hetim nga SPAK pas dyshimeve të forta për përfshirje të tij në rrjete kontrabande, falsifikim dokumentesh dhe kalim të lëndëve të dyshuara toksike në territorin shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related