‘Te Onkologjiku mungojnë ilaçet’, Ahmetaj për Ramën: Ministren e Shëndetësisë thotë që mos t’ia prekin

Data

Në një intervistë ekskluzive nga arratia, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur për disa shqetësime dhe akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai ka theksuar se shqiptarët nuk duhet të harrojnë talljen që po bëhet me vdekjen e pacientëve te Onkologjiku, ku mungojnë ilaçet.Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin dhe kabinetin e tij për mosndihmën ndaj atyre që kanë nevojë për mjekim dhe ka theksuar se ata që janë përgjegjës për këtë situatë janë të lidhur ngushtësisht me “kryetarin e organizatës”.

Në një moment të intervistës, ai është shprehur për situatën absurde që lidhet me shëndetësinë, duke kritikuar Ministren e Shëndetësisë dhe duke e lidhur këtë me ndikimin e politikës në institucione. Ai gjithashtu ka përmendur një rast tragjik ku një djalë i ri humbi jetën, dhe ka përmendur se, në vend që të tregohej respekt për jetën e tij, qeveritarët shpërndanë mesazhe urimi për festa si “Viti i Ri”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related